RSS FeedRSS FeedLivestreamLivestreamVimeoVimeoTwitterTwitterFacebook GroupFacebook Group
You are here: The Platypus Affiliated Society/Çfarë është Sqepori?

Çfarë është Sqepori?

May 5, 2014
by editor

Shuarja e së majtës dhe si të mbijetohet

Tregohet një histori për bashkëpunëtorin dhe mikun e Karl Marksit Fridrih Engels, i cili, në rininë e tij, si një idealist hegelian besnik, i sigurt në evolucionin e qëllimshëm, racional të natyrës dhe në pozitën e arsyes njerëzore në të, ishte zemëruar kur kishte lexuar për një sqepor, për të cilin ai mendonte se duhet të ishte një mashtrim i sajuar nga taksidermistët anglezë. Për Engelsin sqepori nuk kishte asnjë kuptim në historinë natyrore.

Më vonë Engelsi kishte parë një sqepor që jetonte në një kopsht zoologjik britanik dhe kjo e kishte shqetësuar. Ashtu si Marksi, që ishte një materialist besnik dhe mendimtar që pranonte teorinë e evolucionit të Darvinit, i cili rrëzoi nga froni idenë e njeriut  në qendër të natyrës, Engelsi më në fund u pajtua se "arsyeja" në historinë natyrore ose në rastet e tjera, nuk duhet doemos të përputhet me standardet aktuale të arsye njerëzore.

Kjo është një alegori që na duket e dobishme për të kuptuar gjendjen e së majtës sot.

Në dritën e historisë të së tashmes, ne mund të pyesim, çfarë të drejte ka e Majta për të ekzistuar?

Çdo të drejtë - sa ka të drejtë edhe sqepori, sado e vështirë që mund të jetë për ta kategorizuar!

Është bindje jona se historia e kaluar dhe e tashme nuk janë domosdo treguese të së ardhmes. Dështimet dhe humbjet e kaluara dhe të sotme tek e Majta duhet të na edukojnë dhe të jenë vërejtje për të ardhmen, por jo të na shtangin dhe të na skllavërojnë.

Për këtë arsye, për të liruar veten, ne deklarojmë se e Majta është e vdekur. Ose, të themi më saktë, se ne jemi krejt ajo që ka mbetur prej saj.

Kjo është më pak një shpallje e fakteve sesa e synimit tonë.

- E synimit që e Majta duhet të jetojë, por duke njohur faktin se ajo mund të jetojë vetëm duke e kapërcyer veten. Dhe ne jemi ai kapërcim!

Atëherë, çfarë jemi ne?

Ne jemi mendimtarë të së majtës që kanë mësuar dhe janë të vetëdijshëm për dështimet nga historia e shekullit të 20-të - por kjo nuk na bën të tmerrohemi deri në shtangie. "Lëri të vdekurit t'i varrosin të vdekurit."Ndoshta veprimet tona do t'i vënë në vend vuajtjet e tyre në të ardhmen.

Ne jemi të motivuar, pas tradhtive dhe përpjekjeve të dështuara për emancipim, dhe në dritën e kuptimit të tyre të pamjaftueshëm, për të ripërvetësuar këtë histori në shërbim të mundësive për luftë emancipuese në të tashmen - dhe në të ardhmen.

Për këtë qëllim ne mund të fillojmë (ndoshta si provokim) me listën e emrave që shënojnë mendimet dhe problemet që rrjedhin nga ngjarjet që, duke lexuar historinë në mënyrë jo të zakonshme (me Beniaminin), ende mund të na udhëzojnë sot: Marks, Lenin, Luksemburg, Trocki, Adorno. - Jo shumë më tepër se ajo që përfaqësojnë këto figura, por absolutisht asgjë më pak.

Ne do të lëmë anash çdo miratim të lehtë dhe të rremë të emrave të tillë, dhe gjithë urtësinë e trashëguar në lidhje me mendimet dhe veprimet që identifikohen me ta, për një përcaktim dhe zhvillim më të mirë të mundshëm kritik të qëllimit tonë.

Në historinë e së majtës datat 1848 dhe 1917, por më pak 1968-ta, dhe jo 1989-ta: pasojë e humbjeve dhe fitoreve të paqarta; por, më shumë, njohuritë e akumuluara nga humbjet, janë njohje e një të tashmeje dhe një historie që nuk ka pasur nevojë të ndodhë, për një të ardhme që ndoshta ende nuk ka nevojë të ndodhë. Shpirtrat e trazuar të viteve 1848 dhe 1917, në mundësitë e tyre të paplotësuara, do të vazhdojnë t'i flasin një të ardhmeje të papërmbushur.

Historia e modernitetit ende nuk ka përfunduar, as nuk do të përfundojë, derisa të përmbushet premtimi i tij. Prandaj, ne nuk i ndajmë ndjenjat (të
papeshuara mirë) të lodhjes me ata që e quajnë veten modernë, por ne e shohim si një heqje dore nga transformimi i tij emancipues, që na ndjek në mënyrë të pandarë me domosdoshmërinë e tij.

Ne e njohim domosdoshmërinë tonë.

Ne pajtohemi me Marksin të ri për nevojën për "kritikë të pamëshirshme të çdo gjëje ekzistuese." Ndryshe nga Hegeli, në luftën e tij kundër dëshpërimit romantik pas vitit 1789, ne e njohim domosdoshmërinë e së tashmes  vetëm si "të keqe". E tashmja jonë nuk meriton afirmim, madje as respekt, për ne e njohim atë vetëm si ajo që pasoi kur e Majta u shkatërrua dhe e likuidoi veten.

Dhe kështu, me historinë e Engelsit dhe sqeporit, le të fillojmë t'i trajtojmë detyrat dhe projektet e vështira, por jo të pamundshme të së majtës së ardhshme.

Leave your comment

Message(required)
Your Name(required)
E-Mail(required)
Website